Reshjet e ditëve të fundit dhe lumenjt, kanë sjelle jo vetëm prurje të medha ujore në liqenin e Komanit por edhe mbeturina pa fund.

Mbetje plastike, produkte ushqimore, mbetjet e ambalazheve dhe inerte nga më të ndryshmet kanë dalë në sipërfaqe të liqenit, që çdo vit vizitohet nga mijëra turiste.

Reshjet e shiut siç duket kanë marrë me vete mbeturinat e hedhura në pikat turistike të Shalës dhe Valbonës por edhe 4 bashkive të Shkodrës, Pukës, Vau Dejësit dhe Tropojës dhe të gjitha janë depozituar në ujërat e Komanit.

Udhëtimi me traget përgjatë liqeneve artificiale të krijuara për ndërtimin e hidrocentraleve në Koman, të dhuron pamje të mrekullueshme të një cope të vyer të mozaikut të turizmit natyror shqiptar por vitet e fundit, ndotja po e dëmton rëndë turizmin aty.

Top Channel