Ky është jahti që është gjetur i braktisur dy ditë më parë 1 milje larg bregdetit të godullës në zonën e Kurbinit.
Policia dhe prokuroria kanë dyshime të forta se ky jaht mund të përdorej për transport të lëndëve narkotike pasi në afërsi të tokës është gjetur edhe një gomone e braktisur.
Me emrin ‘Tai pan’ në pronësi të një shtetasi italian dhe me një flamur slloven, Policia kufitare e gjeti jahtin me spiranca në det.
Policia i është afruar dhe e ka kontrolluar mbrëmjen e së premtes, asnjë person dhe asnjë dokument nuk u gjend në të. Më pas policia kufitare është larguar duke e mbajtur në mbikëqyrje për të parë nëse do të afrohej ndonjë person për ta marrë. E ndërsa kaluan edhe 24 orë dhe askush nuk u afrua, policia dhe prokuroria vendosën që ta ankoronin në portin e Shëngjinit.
Për të zbuluar të vërtetën kanë nisur verifikimet me portet e vendeve fqinjeve,
Ky është mjeti lundrues i dytë që gjendet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte një shtetas turk i cili vijon të jetë i humbur.
Top Channel