Ehsan Bidi, dezertor i kampit të muxhahedinëve dhe i dyshuar si agjent i inteligjencës Iraniane është shpallur non grata nga ana e Ministrisë së Brendshme.

Iraniani nuk është i panjohur për policinë shqiptare, pasi në muajin gusht ishte vendosur largim vullnetar, por kjo gjë nuk u realizua dhe tashmë ai është shpallur non grata. Ndalimi i shtetasit iranian është bërë pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.  Ehsan Bidi, u ndalua nga patrullat pranë kufirit të gjelbër me Greqi, pasi ai nuk mund të kalonte dot në kufirin grek edhe pse me urdhër largimi vullnetar.

Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontingjentit me më tepër se dy mijë Muxhahedinë. Hyrja e tij në vendin tonë u regjistruar në 16 tetor të vitit 2013, me një pasaportë Iraniane.

Dyshimet e Muxhahedinëve janë se Transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të MEK të transferuar nga “Camp Liberty” në Irak, në Shqipëri.

Qëllimi i këtij misioni ishte sigurimi i informacionit të nevojshëm dhe të hapte rrugën për sulmet e ardhshme terroriste, sipas Muxhahedinëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA