Ndryshe nga vitet e shkuara qeveria i ka duart e lidhura të paktën për periudhën e fushatës.

Ligji i ri zgjedhor parashikon se 4 muaj para zgjedhjeve, qeveria  nuk mund të marrë asnjë vendim qoftë për rritje pagash dhe pensionesh apo ulje taksash. Por, parashikimet reja ne kodin elektoral duket se kanë prodhuar një fenomen të ri: Fushatë para fushatës.

Taktika elekorale e Lulzim Bashës ditët e fundit ka ndryshuar. Ai ka ndërprerë takimet me përfaqësues të biznesit dhe kërkon realizimin e planit të tij për rimëkëmbjen e vendit nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Analistët presin një fushatë elektorale me premtime të realizueshme me zërat përkatës financiar, në të kundërt sipas tyre partitë politike rrezikojnë të zhgënjejnë sërish votuesit.

Top Channel