Francë/ Vrasja e mësuesit, terroristi pyeti nxënësit t’i tregonin kush kishte treguar karikaturat e profetit

18/10/2020 13:46

Njeriu që i preu kokën një mësuesi në Francë në mes të rrugës, kishte pritur jashtë shkollës dhe u kishte kërkuar nxënësve që ta identifikonin shënjestrën e tij.

Arsyeja e veprimit makabër ishte se viktima, Samuel Paty, 47 vjec, mësues historie dhe gjeografie, kishte treguar karikaturat e profetit Muhamed, gjatë një leksioni mbi lirinë e fjalës. Raportet në mediat vendase tregojnë megjithatë se përpara kësaj, ai kishte kërkuar që nxënësit myslimanë të dilnin nga klasa, për të mos u ndjerë të ofenduar. 10 persona janë vënë në pranga nga policia që po heton për lidhje të mundshme me ekstremizmin islamik të agresorit 18 vjecar, të ekzekutuar prej saj.

I riu i identifikuar si Abdoulakh Anzorov , i lindur në Moskë por me origjinë cecene, kishte mbërritur në Francë me status refugjati kur ishte fëmijë dhe nuk ishte një emër i njohur për policinë. Ai jetonte në Evreux të Normandisë, rreth 100 km larg vendit të ngjarjes dhe nuk kishte asnjë lidhje me viktimën e tij, të cilin e ndoqi nga pas teksa po shkonte në këmbë në shtëpi pas mësimit. I riu e kishte filmuar momentin e sulmit ne telefonin e tij celular.

Në mesin e personave të ndaluar edhe dhe babai i njërit prej nxënësve, i cili ishte ankuar për Paty-n pas episodit me karikaturat e profetit, ku ai duket se shfaqej i zhveshur dhe me një yll të verdhë në shpinë. Ungji i agresorit i përcolli një apologji të afërmve te mësuesit por edhe të gjithë Francës. Komuniteti cecen nuk është i tillë, tha ai; mësuesi bëri thjesht punën e vet, nuk kemi asgjë kundër tij, i jemi shumë mirënjohës Francës, ishin fjalët e xhaxhait  ndërsa shtoi se gjesti i nipit i kishte befasuar dhe vetë të afërmit e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA