FIER- Rënia e një rrapi shekullor,  dëmton 4 automjete. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në periferi të qytetit të Fierit, në rrugën me drejtim qytetin bregdetar të Vlorës.

Rruga në të dyja anët e saj është me rrape shekullor. Një prej tyre ka rënë pranë disa makinave duke shkaktuar dëme tek 4 prej tyre.

Rrapi ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit duke bllokuar edhe rrugën. Policia e zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lirimin e këtij aksi rrugor.

Rrapet e Fierit, të shpallur monumente natyre, vazhdojnë të jenë rrezik i përhershëm për shkak të vjetërsisë së tyre.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel