Një ngjarje disi e pazakontë është shënuar në Louisiana të SHBA-ve.
Sipas raportimeve, një djalë 11-vjeçar ka grabitur autobusin e shkollës dhe është përpjekur t’i arratiset policisë. Mediat e huaja shkruajnë, se vogëlushi ka rrëmbyer autobusin rreth orës 11:00 të mesditës, e më pas ka shëtitur nëpër qytet.
Por pasi policia ka mësuar për rastin, ka ndjekur vogëlushin për rreth 30 minuta. 11-vjeçari gjatë arratisjes ka dëmtuar një pompë të derivateve dhe shumë prona të tjera private. Në fund, mësohet se ai është përplasur me një pemë gjigante, ku më pas ka ndërhyrë policia dhe e ka neutralizuar.
Duke qenë se bëhet fjalë për një të mitur, identiteti i tij nuk është bërë i ditur, megjithatë thuhet se është akuzuar për vjedhje dhe dëmtime pronash.
VIDEO OF JOYRIDE: The 11-year-old boy is now charged with theft of a motor vehicle, aggravated flight, three counts of aggravated damage to property and aggravated assault after wild joyride in stolen bus. @WAFB
MORE➡️ https://t.co/PFYAgkR6ak pic.twitter.com/E5Cu7irbfh— Scottie Hunter WAFB (@ScottieWAFB) October 11, 2020
Top Channel