Atentati ndaj Shefit të Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, jepet masën e sigurisë për dy të rinjtë! Ilirjan Hasanaj: Ju uroj shërim të shpejtë

18/10/2020 14:27

Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar për atentatin ndaj Shefit të Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj.

Në seancën gjyqësore të akuzuar nuk kanë folur por janë përfaqësuar nga avokatët mbrojtës Bujar Hoti dhe Ndrek Rukaj.

Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë lehtësuese duke u bazuar në faktin që ato janë vetëdorëzuar por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese.

Ilirjan Hasanaj të vetmet fjalë që ka thënë në gjyq janë: ‘Uroj shërim të shpejtë të plagosurve’

Avokati mbrojtës ka kërkuar rrëzimin e dëshmisë së marrë nga policia, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm dhe në baze të kodit të procedurës penale duke pasur parasysh që babai e ka vetëdorëzuar, është dashur që policia ta pyes kë ka avokat.

Po ashtu pala mbrojtëse ka kërkuar një verifikim të gjendjes se tij shëndetësore.

Top Channel