Konspiracionisti Alfred Cako u përfshi në një debat me gazetarin Bledi Mane në studion e emisionit “E Diell”.
Mane tha se maskat tanimë janë pjesë e së përditshmes sonë, ndërsa Cako argumentoi se sipas tij mbajtja e tyre është e gabuar.
Ai tha se mbajtja e maskës të ul imunitetin e trupit. Në këtë moment, ai e cilësoi mjekun e njohur Pëllumb Piperon si një karagjoz, duke theksuar se mjeku ka bërë dy deklarata të ndryshme në një periudhë të shkurtër kohore.
Bledi Mane: Dëgjo kjo maskë tani duam apo s’duam ne, do apo s’do Fredi, është pjesë e përditshmes sonë.
Alfred Cako: 96% e atyre që kanë dalë me COVID-, janë ato që mbajnë maskë, 4% janë ato që nuk kanë maskë. COVIDI kalon në mënyrë asimptomatike nëse pehashi në trupin e njeriut është mbi 8.2. Maska ta çon pehashin 2.5-2% dhe të bie menjëherë imuniteti dhe kontakti më i parë me një virus t’i sëmuresh menjëherë.
Bledi Mane: Fred, nuk mund të flasim për ambientet e mbyllura siç është një ashensor, siç është një dhomë mjaft e vogël.
Edi Manushi: Jo jo me ofendime në studio
Alfred Cako: Mbaj unë përgjithësi të plotë për këtë. Si mund të ma shpjegosh t’i mua, se këta Pieroja, këta karagjozët që dalin, Piperoja thotë kështu, është karagjoz. Njëherë thotë që mos mbani maska në ambiente të ardhura dhe tre muaj më vonë mbani maska. Këta thonë kështu, maska të mbron që të mos infektosh ti tjetrin, por ama nuk të mbron që ti të marrësh virusin.
Top Channel