“A duhet t’i lëmë gjyshërit të jetojnë vetëm”/ Reagon Alesia Bami: Është larg njerëzores…

18/10/2020 14:27

“A duhet t’i lëmë gjyshërit të jetojnë vetëm?”, është një pyetje që shpesh ngrihet në shumë familje, ndaj kjo u trajtua dhe në studion e emisionit “E Diell”.

Personazhet e ftuar, treguan eksperiencat e tyre dhe thanë se ata nuk do të dëshironin që prindërit t’i strehonin në azile. Balerina e njohur Alesia Bami, u shpreh se ajo ka jetuar në një familje të madhe, ku pranë tyre kanë qenë edhe stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj.

Alesia tregoi se është kujdesur shumë për ta dhe asnjëherë nuk ka menduar që prindërit në të ardhmen t’i dërgojë në azil. Personat që ndërmarrin një veprim të tillë, ajo tha se meritojnë një “zero të madhe”.

 

“Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara kam jetuar në një familje të madhe. Kam pasur edhe stërgjyshin dhe stërgjyshen, sigurisht jam kujdesur për ta, ashtu sikur është kujdesur mamaja ime. Vazhdoj të jetoj ende me gjyshen dhe gjyshin. Në asnjë mënyrë, jo vetëm prindërit e mi apo gjyshërit e mi por as të partnerit tim në të ardhmen, nuk do t’i kisha lënë në azil. Është larg njerëzores, të tillë njerëz meritojnë një zero të madhe”, u shpreh Alesia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA