Vrasja e biznesmenit Niko Goro/ Roja: I kam parë të bisedojnë për çështje dokumentesh para një muaji

17/10/2020 13:33
Kalem Nevati, Roja i biznesmenit të vrarë

Roja i biznesit të ndërtuesit të vrarë mëngjesin e sotëm në Himarë, Niko Goro, ka treguar për Top Channel se autori i vrasjes njihej me të.

Sipas tij ai i ka parë të bisedonin për çështje dokumentesh, por jo që të jenë folur në mënyrë të acaruar. Roja i quajtur Kalem Nevati shprehet shumë i tronditur për këtë ngjarje pasi viktimën e përshkuan njeri shumë të mirë.

“Unë e kam parë duke biseduar me njëri-tjetrin, por jo në mënyrë të acaruar. Ata kanë biseduar nga hyrja e pallatit, punë dokumentesh, ka një muaj ajo punë, e njoh, kam 7 vite që kur kam ardhur nga Pogradeci. Unë isha tek puna po e prisja që të vinte në 8 pa çerek. Dola në rrugë e mora vesh edhe shkova tek spitali. Jam shumë i tronditur se nuk qe ashtu njeriu”, tha Kalem Nevati.

Top Channel gjithashtu ka marrë pamje nga vendi i punës së viktimës, i cili merrej me ndërtim objektesh.

Ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në qendër të Himarës rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm nga Kliti Leka për shkak të një borxhi.

FOTO GALERI
3/6
Vendi i punës i Niko Goros

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA