Vala e dytë e Covid-19, më dramatike në Evropën lindore

17/10/2020 02:02

Shumë vende të Evropës lindore, që u mbyllën herët në pranverë dhe e kaluan lehtë valën e parë të Covid-19, tani po përballen me një valë të dytë, në një përmbysje të ndarjes mes lindjes dhe perëndimit.

Evropa lindore po sheh një rritje rastesh prej mbi 2 mijë përqind krahasuar me pranverën, ç’ka sugjeron se vendet që e mbajnë virusin nën kontroll në mars dhe prill, thjeshtë vonuan batërdinë pa e evituar atë. Ndërsa viktimat në Britani, Francë dhe Spanjë, kanë qenë më të pakëta në valën e dytë, shumë vende në Evropën lindore po shohin më shumë humbje jetësh se kurrë më parë, ç’ka edhe shton frikën për sistemet e tyre të brishta shëndetësore.

Republika Çeke, ka tani shkallën më të lartë të infektimeve në Evropë ndërsa Mali i Zi, rritjen më të shpejtë të bilancit të viktimave pasi e shpalli veten shteti i parë i Evropës pa Covid në maj.

Hungaria, që hyri në izolim kur kishte vetëm 300 raste, dhe Sllovakia, që mbylli kufijtë pas vetëm 16 infektimesh, por ashtu kanë parë rritje dramatrike në vjeshtë, me Hungarinë që po teston kapacitetet e saj në limit dhe me ushtrinë që është thirrur në ndihmë në Sllovaki. Kriza ka bërë që Republika Çeke të mbyllë shkollat sërish ndërsa Polonia ktheu një izolim të pjesshëm të enjten me njerëzit që duhet të qëndrojnë në shtëpi sërish.

Top Channel