Vaksina anti-Covid/ Drejtori i EMA: Fillimi i fundit të pandemisë

17/10/2020 01:46

Ardhja e vaksinës është fillimi i fundit të pandemisë, por jo fundi i saj. Do të thotë se pas një viti që nga pasja në dispozicion e vaksinës, do të shohim pandeminë të reduktohet në mënyrë thelbësore.

Kështu shprehet drejtori ekzekutiv i Agjencisë evropiane të ilaçeve EMA, Guido Rasi. “Në fillim nuk do të mund të bëjmë pa maska dhe distancim – ka shpjeguar ai – do të mund të ndahemi prej tyre kur të kemi të dhënat e efikasitetit të vaksinës.

Do të duhet të vlerësohet kombinimi mes efikasitetit dhe aplikimit në praktikë reale, kur do të shihet se sa persona i përgjigjen vaksinës dhe sa zgjat imuniteti prej saj. E do të duhen të paktën gjashtë muaj për ta kuptuar këtë. Është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të kemi vaksinën brenda këtij viti – thotë Rasi sipas të cilit viti i vaksinës do të jetë 2021.

Ka shumë gjasa, vijon ai që të ketë më shumë se një vaksinë pasi po punohet shumë dhe janë të paktën dy që EMA po i vëzhgon për momentin. Nëse gjithçka shkon mirë, në muajt e parë të 2021 mund të ketë tre vaksina të miratuara nga EMA. Por duhet të shkojë gjithçka mirë pasi vështirësitë dhe problemet janë të shumta.

Top Channel