Trajtimi i Covid-19/ OBSH: Ende nuk ka një ilaç përfundimtar për sëmundjen

17/10/2020 02:52

Pandemia ka parë një përpjekje globale të paprecedentë për të zbuluar një trajtim të sigurt dhe efikas, përmes zhvillimit të ilaçeve të reja që marrin në shënjestër koronavirusin e ri, apo duke riparë ilaçet ekzistuese. Por, vetëm pak ilaçe të testuar deri më tani, kanë rezultuar efektivë dhe ky është një konkluzion i përforcuar nga një studim i OBSH i publikuar së fundmi.

I vetmi trajtim që ka provuar se redukton vdekshmërinë nga koronavirusi, steroidi dexamethasome, ka shfaqur premisa në testimet e hershme mes pacientëve të shtruar në spital. Ai është mbështetur si trajtim për Covid-19 nga OBSH dhe nga agjencia evropiane e ilaçeve EMA.

‘Për momentin, deksametazoni kortikosteroid është i trajtimi i vetëm që ka treguar efektivitet kundër Covid 19 për pacientët me simptoma të rënda’- tha Ghebreyesus.

Por, ai mbetet një mundësi e fundit pasi provat sugjerojnë se ai është efektiv vetëm në rastet më serioze. Studime të fundit ndërkohë kanë sugjeruar se edhe steroidë të tjerë mund të luajnë rol në reduktimin e vdekshmërisë mes pacientëve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Ndërkohë OBSh ka rrëzuar remdesivirin dhe hidroksiklorinën duke thënë se nuk luajnë rol në vdekshmërinë nga koronavirusi apo kohëzgjatjen e kurimit.

Jo efektiv kanë rezultuar edhe ilaçet e përdorura kundër HIV-it, Lopinavir-ritonavir ndërkohë që edhe terapia me antitrupa, të cilës iu nënshtrua Donald Trump, sipas OBSH, ka treguar pak ose aspak rezultate tek pacientët e shtruar në spital me koronavirus. Në anën tjetër Plazma e marrë nga gjaku i pacientëve të shëruar ka treguar disa rezultate premtuese kur i është dhënë në mënyrë intravenoze personave të sëmurë me Covid ndërsa vazhdojnë të testohen për efikasitetin Tocilizumabi dhe disa ilaçe të tjera.

Top Channel