Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga gjatë 24 orëve në Tiranë për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.96 mg/l deri në 1.18 mg/l.
22 personave u është pezulluar patenta për qarkullim me shpejtësi tej normave dhe pasi isin të dehur në timon. 13 leje drejtimi u pezulluan për shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 190 km/h. Ndërsa 9 Leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.34 mg/l deri në 1.18 mg/l. D
Njoftimi i policisë:
Kontroll me Radar, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasoje e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që shkaktohen si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e apo në gjendje të dehur. regjistron 157 km/h deri në 190 km/h në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për, por kurrsesi për të udhëtuar i sigurte për veten dhe të tjeret në rruge. sshënon 1.18 mg/l alkool në frymëmarrjen e një drejtuesi mjeti ! Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë 13 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 190 km/h. Dhe 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.34 mg/l deri në 1.18 mg/l. Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga deri në këto momente për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.96 mg/l deri në 1.18 mg/l. Gjithashtu janë vendosur 2 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë me 190 km/h apo në gjendje tejet të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezent kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.
Top Channel