NASA publikon videon mahnitëse nga misioni Artemis II, astronautët luajnë me një pikë uji në hapësirë
Italia ka regjistruar 10010 infektime të reja në 24 orë dhe kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në vend, 13 për qind më e lartë edhe se rekordi i një dite më parë, 8804 raste të reja.
Zyrtarët raportuan edhe 55 viktima të reja nga Covidi, më pak se 83 viktimat e një dite më parë, dhe shumë më pak krahasuar me kulmin e pandemisë në vend në mars dhe prill, kur një rekord prej 900 viktimash në ditë u arrit. Numri i të shtruarve në kujdes intensiv është rritur po ashtu në mënyrë të qëndrueshme. Ai ishte 638 të premten, 586 të enjten ndërkohë që në gjysmën e dytë të korrikut numëroheshin në këto reparte rreth 40 pacientë me Covid-19. Si pasojë e rritjes së infektimeve, rajoni i Campanias në vend ka vendosur që ta kalojë mësimin online për dy javë.
Franca regjistroi një rekord të ri për sa i takon rasteve të koronavirusit me 30621 infektime në 24 orë e kjo vjen ndërsa Parisi dhe nëntë qytete të tjera të vendit janë vendosur tani në ndalim qarkullimi gjatë natës.
Edhe Gjermania theu rekordin e infektimeve me koronavirusin e ri për të dytën ditë radhazi të premten. Autoritetet raportuan 7334 raste të reja të premten, rreth 700 më shumë se 6638 që u raportuan të enjten. Viktimat e reja ndërkohë ishin 24 duke e çuar totalin e tyre në 9734 që nga fillimi i pandemisë. Edhe numri i pacientëve me koronavirus në kujdes intensiv është në rritje.
Top Channel