Rreth 670 studentë janë regjistruar për herë të parë në ptogramet e studimit të Universitetit Fan Noli, shifër e cila pritët të rritet pas raundit të tretë të regjistrimeve. 

Krahasuar me një vit më parë ku ishin rreth 3700 studentë që ndoqën studimet në degë të ndryshme të këtij universiteti, këtë  vit rreth 4200 studentë do të studiojnë në këtë universitet ndërkohë që situata sa i takon degëve të përzgjedhura nga studentët tregon një ndërgjegjësim të tyre. Infermieria apo degët e fakultetit ekonomik janë më të parapëlqyerat nga këta studentë.

 Kërkesat e tregut të punës kanë bërë që studentët të orientohen drejt programeve të studimit që ofrojnë më shumë mundësi për ta në tregun vendas apo të huaj por nga ana tjetër disa nga programet e mësuesisë mbeten më pak të kërkuara.

Por duket se për universitetin e Korçës këtë vit për shkak të pandemisë nuk do të ketë vështirësi sa i takon menaxhimit të kapaciteteve

 Ky është viti i parë akademik që do të nisë në kushte pandemie krahasuar me vitin e kaluar që nisi normalisht por përfundoi në kushte të pazakonta ndërsa në këtë universitet për ti paraprirë çdo situate të mundshme janë marrë masat edhe për mësimin online”, tha rektori Dhimitri Bello.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA