Ndoti ajrin duke hedhur mbetjet, vihet nën hetim administratori i një firme në Elbasan

17/10/2020 10:50
Foto ilustruese

Administratori i një firme që ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd është vënë nën hetim për ndotje ajri.

33-vjeçari A.A. dyshohet se ka derdhur mbetjet në një vend që nuk lejohet, duke ndotur vendin.

Edhe përgjegjësi i gjelbërimit në Bashkinë Librazhd,  E.A., 36 vjeç është vënë nën hetim për shpërdorim detyre duke  lejua paligjshmëri.

Njoftimi i policisë:

Elbasan. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proçeduan penalisht shtetasit: A.A., 33 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi është administrator i një firme e cila ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd dhe dyshohet se ka derdhur mbetjet në një vend që nuk lejohet, duke ndotur ambientin  dhe E.A., 36 vjeç,  me detyrë përgjegjës i gjelbërimit në Bashkinë Librazhd,  pasi duke shërdoruar detyrën ka lejuar këtë paligjshmërinë.  Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA