Maskat, sa po përdoren?/ Vëzhgim në rrugët e kryeqytetit. Ka ende banorë që nuk besojnë se ka Covid

17/10/2020 15:32

Maska në ambientet e jashtme është detyrim që prej të enjtes.

Në ecje kjo barrierë mbrojtëse duhet mbajtur me patjeter në të kundërt gjobitesh, po në udhëzuesin e ISHP-së parashikohen edhe disa raste përjashtimore si gjatë procesit të punës, kur respektohet distanca prej të paktën 1.5 metrash, atëherë maska lejohet që të hiqet.

Maska nuk vendoset gjithashtu gjatë konsumimit të pijeve apo ushqimit,  gjatë aktiviteteve sportive apo kur dëmton shëndetin sipas rekomandimeve të mjekut.

“Mezi e mbaj nuk mbushem me frymë për arsye se jam i sëmurë prej zemrës. Ja ku e ke atë të shëndetësisë rekomandimin. Nuk e kam maskën se jam sportiste”.

Edhe çiklistët përjashtohen  nga mbajtja e maskës në mjediset e jashtme.

“Unë e mbaj si në biçikletë, si pa biçikletë. Se ka momente që zbres prej saj…”

Në ditën e tretë të marrjes së kësaj mase nga qeveria, vihet re se ky vendim zbatohet në masë, edhe pse mënyra e mbajtjes ndonjëherë është e gabuar. Ndërsa ka edhe persona të pabindur që nuk mbajnë maska dhe rrezikojnë gjobën në vlerën e 3000 lekëve të reja.

“Nuk besoj te virusi është e thjeshtë ndaj s’e kam maskën. Njëherë thonë është grip i thjeshtë, pastaj kolerë. Kë variant të besoj?”

Por bie në sy që fëmijët janë më të ndërgjegjësuar…

“Unë jam 10 vjeç, e di që se kam të detyrueshme, por isha në një vend me shumë grumbullime dhe e vendosa…”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA