Kapet në Kukës 53-vjeçari i shpallur në kërkim/ Plagosi me armë zjarri dikë

17/10/2020 16:28

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Kukës.

Kështu, në rrugën e tregut, Kukës u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA