Vermosh

Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka publikuar disa pamje të mahnitshme nga Vermoshi.

Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka publikuar disa pamje të mahnitshme nga Vermoshi. Ai thotë se këto pamje nuk janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje që s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma jonë zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nxitur investime e plane private që do ta kthejnë këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion europian gjatë kësaj dekade, ju uroj një fundjavë të bukur. Mësova se këtë perlë e kanë bërë duart e katër djemve punëtorë të zonës, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t’i takoj e t’u përulem me admirim e respekt për shijen, cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë për dembelët, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetike”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel