
11/05 18:08
Kësaj radhe, derbi “Madoninna” i takon Milanit
Ashtu siç edhe ishte pritur, Interi dhe Milani kanë zhvilluar një derbi spektakolar në “Giuseppe Meazza” të shtunën, raporton KosovaPress.
Në fund, tre pikët i takuan mysafirëve të cilët e filluan furishëm takimin duke realizuar dy gola brenda gjashtë minutave që në fillim të takimit përmes sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Golave të suedezit iu përgjigj Romelu Lukau i cili realizoi për 1-2 në minutën e 29’.
Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshja e hapur dhe me shumë raste shënimi, por që shifrat nuk ndryshuan.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e katërt të kampionatit italian, Serie-A.
Top Channel