Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të premten në mbrëmje për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave. Granit Musliu, Xhevat Latifi dhe Azdra Deshiq janë anëtarët e KPM-së.
Kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave ishin Granit Musliu, Xhevat Latifi, Bjeshka Gusinja dhe Muja Ferati. Ndërsa, kandidatët nga radhët e komuniteve të tjera ishin Ibrahim Arsllan dhe Azdra Deshiq.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar pas votimit të fshehtë të deputetëve, për anëtarët e zgjedhur të KPM-së
“Atëherë konstatoj se Granit Musliu me 62 vota, Xhevat Latifi me 58 vota dhe Azdra Deshiq me 47 vota zgjedhën anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave”, tha ajo.
Më datën 21 do të mbahet një seancë ku do të vazhdohen pikat e mbetura të rendit të ditës. E më pastaj do të vazhdojë mbajtja e tri intepelancave të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti të parashtruara nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Interpelancë për pezullimin njëvjeçar të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, interpelancë lidhur me zotimin e tij për t’u bashkuar në nismën e Novi Sadit dhe interpelancë për qëndrimin e marrëveshjes anti-kushtetuese për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe janë temat për të cilat do të përgjigjet kryeministri i vendit.
Top Channel