U dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, humb jetën nga covid efektivi i policisë

16/10/2020 20:54

Është ndarë nga jeta Jani Nehani ose i njohur edhe si Hyd Nehani.

Para disa ditësh ai u dërgua me urgjencë në Turqi për mjekim të specializuar por tashmë nuk ka arritur që ta përballojë.

Hyd Nehani efektiv i policisë së kufirit ka punuar si shofer i drejtorit të kufirit në policinë e Shkodrës, Krenar Muça.

Nehani është efektivi i parë i polcisë së Shkodrës që ndërron jetë. Gjatë orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se kanë ndërruar jetë katër pacientë të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, raste të reja me Covid-19, u shënuan 289.

Top Channel