Laboratori Intermedica, në fillim të muajit gusht u licensua nga ministria e shëndetësisë për kryerjen e testimeve të COVID 19.
Në këtë periudhë fluksi i pacientëve që u paraqit pranë laboratorit Intermedica ishte tepër i lartë, për këtë arsye dyert e laboratorit Intermedica qëndruan për 24 orë të hapura.
“Intermedica është licensuar në fillim të gushtit pikërisht për kryerjen e testit relly time PCR ose siç njihet ndryshe tamponi. Fluksi ka qenë shumë i lartë në ditët e para. Shkaktuar kjo edhe nga fakti që udhëtarët duhet të ktheheshin nga ku kishin ardhur gjatë periudhës së pushimeve dhe kufiri kalohej vetëm me një tampon negativ. Për këtë arsye INTERMEDICA jep përgjigje udhëtarëve sipas formatit të njohur, të licencuar nga autoritet doganore në gjuhë angleze, të pajisur me një kod që është barkod unik, ka siguri të lartë për pacientin dhe përgjigjen e tamponit”, tha Enxhi Mero, drejtoreshë pranë INTERMEDICA
Nga muaji gusht deri me tani sa përqind kanë rastet pozitive?
“Duke qenë se në laborator kryesisht kryhen tampone për udhëtime ose administrative pozitiv kanë rezultuar diku tek 4-5% e të testuarve pranë laboratorit tonë“, tha ajo.
Intermedica është i vetmi laborator privat në Shqipëri që ka krijuar politka çmimesh për disa kategori individësh që duan të realizojnë tamponin
” Ne kemi parashikuar politika çmimesh më të favorshme, pra promocionale për grupmosha të caktuara për shembull ata që janë mbi 70 vjeç, ose për studentët si dhe për atë kategori njerëzish që udhëtojnë shumë” , tha Mero.
Tamponi apo dhe testi serologjik i realizuar në laboratorin intermedica është i sigurt falë njohurive mjekësore që ka stafi dhe metodave laboratorike që ndiqen në Intermedica.
“Metodika që ne ofrojmë që është rellytime PCR, ose siç njihet ndryshe tamponi është e aplikuar në laborator jo vetëm në rastin e covidit, por në një provojë më të hershme kur ne kemi realizuar dhe testet e gonorrese dhe ato të hepatit. Kështu me një staf të përgatitur më herët për të kryer këtë analizë zgjedhja e reagentit duke u mbështetur specifitetit, shpejtësisë ofrojmë përgjigjen më të mirë dhe të saktë ndaj pacientëve që i afrohen laboratorit tonë” , tha Dr. Adilta Bejko, mjeke laboratori në Intermedica.
Laboratori Intermedica nuk ka për qellim vetëm diagnostikimin por edhe kurimin dhe ndërgjegjësimin e pacientit. Për këtë arsye ky laborator ka krijuar planin e monitorimit.
“Në këtë paketë që në i kemi ofruar pacientit janë disa analiza të cilat ndryshojnë. Kështu për shembull: gliceminë kemi parë që disa prej pacientëve kanë çrregullime të glicemisë. Në momentin që janë të prekur me covid 19 bëjmë alternime të sheqerit të tyre. Kjo është shumë e rëndësishme pasi një mek endrokonolog është ai që do të përcaktojë formën e re të mjekimit në varësi të çrregullimeve që mund të ketë lënë covid 19 . Njëkohësisht mund të kemi prekje të enzimave të mëlçisë etj dhe në këtë mënyrë duke qenë të përfshira të gjitha në planin pacientit merr mjekim të personalizuar“, tha Bejko.
Top Channel