Sulm i dyshuar terrorist me prerje koke në periferi të Parisit

16/10/2020 19:25

Prokurorët francezë anti-terror thanë sot se po hetojnë një sulm të dyshuar terrorist gjatë të cilit një njeri vdiq me prerje koke, ndërsa sulmuesi u qëllua dhe u neutralizua nga policia.

Sulmi ndodhi rreth orës 17.00 pranë shkollës Conflans Saint-Honorine, në perëndim të kryeqytetit francez.
Prokurorët thanë se po e trajtojnë incidentin si një “vrasje e lidhur me një organizatë terroriste.”

Policia kishte ardhur në skenë kur u njoftua për një njeri të dyshimtë që sillej rreth shkollës.

Më pas rreth 200 metra më larg ata kishin gjetur njeriun e vdekur dhe panë të dyshuarin që i kërcënonte me një armë të ftohtë në formë thike.

Oficerët kishin hapur zjarr ndaj tij duke e plagosur rëndë, thanë autoritetet.

Skena u rrethuar dhe xhenierët anti-bombë u dislokuan, ndërsa autoritetet thanë se zyrtarë të lartë janë vënë në dijeni.
Hetimet vazhdojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA