Shirat e natës së kaluar nuk janë tërhequr ende nga oborri i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Personeli i burgut detyrohet të shkëmbejë me rradhë çizmet e gomës për të lëvizur përgjatë oborrit të pushtuar nga uji.

Familjarët e të dënuarve qëndrojnë përtej rrethimit në pritje të dorëzimit të ushqimeve për familjarët që vuajnë dënimin apo qëndrojnë në paraburgimin e këtij institucioni.

Për shkak të përmbytjes së oborrit edhe dorëzimi i ushqimeve dhe veshjeve është vështirësuar, ndërsa mungojnë mjetet për të tërhequr ujërat nga oborri i burgut, ndërsa pajisja me çizme gome është kthyer në domosdoshmëri për personelin në këtë sezon shirash.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel