Gjobiten 24 depo farmaceutike/ Rritën çmimin e maskave, dezinfektantëve dhe alkoolit në fillim të pandemisë

16/10/2020 19:41

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur gjobë për 24 depo të furnizimit të tregut farmaceutik me materiale paramjekësore. Sipas vendimit të autoritetit të konkurrencës këto gjoba janë vendosur për shkak të rritjes së çmimit të maskave, dezinfektantëve dhe alkoolit me fillim e pandemise se covid 19.

Për 14 kompani është marrë vendimi me gjobitjen me 1 milion lekë të rinj për shkelje të konkurrencës d, ndërsa 10 depo të tjera farmaceutike janë ndëshkuar me 2 milionë lekë të rinj sepse kanë refuzuar të japin informacion pranë Autoritetit të Konkurrencës kur nisi hetimi për rritjen e çmimeve të këtyre produkteve.

Konkurrenca po ashtu ka vendosur të nisë hetim të thelluar këtij tregu nga nëntori i vitit të kaluar deri në shtator 2020, përveç hetimi paraprak që filloi në muajin Mars, i cili u mbyll me këto ndëshkime.

Komisioni i Konkurrencës ka ndëshkuar me gjobë deri në 10% të xhiros një kompani të madhe që furnizon tregun me vaksinën e gripit, pasi ka shitur këtë barnë vetëm te rrjeti i farmacive ku zotëron vetë 75% të aksioneve.

Por ndërkohë këto gjoba i kanë ardhur surprizë distributorëve të cilët kanë reaguar nëpërmjet shoqatës distributorëve farmaceutike nëpërmjet një deklarate për shtyp ku sqarojnë se anëtarët e shoqatës e kanë mësuar vendimin e autoritetit të konkurrencës nëpërmjet mediave dhe nuk u ka mbërritur një vendim zyrtar. Nga ana tjetër thuhet se disa depo farmaceutike janë gjobitur pa të drejtë pasi nuk merren as me tregtimin e maskave apo dezinfektantëve.

Distributorët farmaceutik thuhet në deklaratë e u “thërritën” në tregun e produkteve paramjekësore nga farmacitë si pasojë e nevojave të popullit për këto produkte. Shitja me shumicë e produkteve paramjekësore nuk është aktiviteti kryesor i distributorëve farmaceutikë, të cilët furnizojnë kryesisht barna dhe produkte mjekësore.

Nga ana tjetër theksojnë distributorët, tregut farmaceutik shqiptar nuk i mungoi asnjë medikament gjatë pandemisë për pacientë duke pasur parasysh këtu jo vetëm vështirësitë dhe mungesat që u krijuan në tregun ndërkombëtar për shkak të bllokimit të eksporteve por edhe kushtet e vështira në të cilat punuan punonjësit e tyre.

Gjithësesi më shumë se dëm financiar të cilin mund dhe ta ankimojnë distributorët thonë se ky vendim i autoritetit të konkurrencës u ka dëmtuar më shumë imazhin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA