Skiatori Erjon Tola ishte i ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Ai është një skiator profesionist, ku ka marrë pjesë në 4 olimpiada dhe është renditur në “top 50-en” e më të mirëve në botë në këtë sport.
Gjatë fjalës në studio, Tola tregoi se ky sport është shumë i vështirë dhe sugjeroi se nuk duhet provuar pa ndihmën e një profesionisti. Ndër dëmtimet më të mëdha që ka marrë, Tola renditi, thyerjen e këmbëve, krahëve dhe djegien e fytyrës.
“E vështira është në qoftë se dikush dëshiron ta zbulojë vetë. Skija është kundra instinktit, nëse ke frikë skitë marrin lëvizjen e lirë dhe nuk i kontrollon dot.
Ky sport duhet të niset me një profesionist, por është e lehtë. Në fakt kam pasur aksidente. Sepse luan faktorë tepër të madh. Kam thyer këmbë, krahë, pulpë, gjunjë, kam djegur fytyrën. Normale që është një sport në nivele të larta i rrezikshëm. Në nivele turistike nuk është i rrezikshëm”, u shpreh Tola.
Top Channel