Durrës/ Kapet me disa doza kokaine, arrestohet 37 vjeçari
16/10/2020 10:34
Një person është arrestuar gjatë kësaj të premteje (16.10.2020) nga Policia e Durrësit.
Shtetasi E.Z, 37 vjeç ka rënë në prangat e uniformave pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, të cilën e kishte gati për shitje.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel