Foto Ilustruese

PEQIN- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, Peqin.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 64-vjeçarja Xh.B banues në Librazhd, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Makina drejtohej një  E.S., 43 vjeç,  banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,Peqin, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd, dhe për pasojë ka ndēruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel