Kurti mbështet publikisht Joe Bidenin për President të ShBA-së
16/10/2020 19:38
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbështetur publikisht kandidatin Joe Biden për President të ShBA-së.
Përmes një video-mesazhi, ish-kryeministri Kurti, ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në ShBA Ttë mbështesin kandidatin demokrat, duke thënë se një votë për Joe Biden është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.
Ai ka thënë se Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.
Ky është video mesazhi i tij:
Top Channel