Zbulohet super përçuesi/ Redukton gjithë humbjet në rrjet

15/10/2020 21:00
Ilustrim

Shkencëtarët kanë zbuluar materialin e parë që ka një veti shumë të kërkuar në temperaturë dhome. Ai është super-përçues, çka do të thotë që rryma elektrike rrjedh në të me efikasitet të plotë, pa shpërdoruar energji.

Për momentin, një pjesë e madhe e energjisë që prodhohet, humbet për shkak të rezistencës elektrike që përkthehet në nxehtësi. Ndaj, materialet super përçuese në temperaturë dhome, mund të revolucionarizojnë rrjetin elektrik.

Deri në këtë pikë, arritja e super përçueshmërisë ka kërkuar ftohje të materialeve në temperatura shumë të ulëta. Kur ajo u zbulua në 1911, u bë e mundur vetëm pranë një temperature të njohur si zeroja absolute. Që atëherë, fizikantët kanë gjetur materiale shumë përcjellëse, por sërish në temperatura të ulëta. Ekipi që qëndron pas zbulimit të fundit, thotë se ka hedhur një hap gjigand në një kërkim që vazhdon prej një shekulli. Sipas ekspertëve, super përçuesit në temperaturë dhome mund të ndryshojnë botën nga themelet. Në SHBA, rrjeti elektrik humbet më shumë se 5 për qind të energjisë përmes procesit të transmetimit.  Evitimi i kësaj humbjeje do të kursejë miliarda dollarë dhe do të ketë po ashtu ndikim edhe tek klima.

 

 

Top Channel