Vetëdorëzohet dy atentatorë, plagosën shefin e Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe

15/10/2020 19:18
Babai i 19-vjeçarit

Vetëdorëzohen në polici dy të rinjtë e dyshuar si autorë të plagosjes së dyfishtë të ndodhur gjatë ditës së dielë në Shkodër.

Në këtë atentat mbeti i plagosur shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij. Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj u janë vetëdorëzuar patrullave të policisë në Velipojë, pas disa ditëve arrati.

Gjatë atentatit u plagos edhe babai i Mentor Hasanajt dhe doli pa u lënduar gruaja e tij, të cilët ndodheshin në automjet me të gjatë momentit që u bë atentati.

Një prej të rinjve që akuzohen si atentatorët e Mentor Hasanaj, Ilirjan Hasanaj, është djali i ish- policit, Arben Hasanaj, I cili te merkuren, i bëri thirrje djalit të tij që të vetë dorëzohej në polici.

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes së ndodhur mesditën e 11 tetorit në Shkodër një prej dy të rinjve i është afruar mjetit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke plagosur Mentor Hasanajn dhe babain e tij, ndërsa shpëtoi pa lëndime e shoqja.

Pista kryesore në të cilën po heton aktualisht policia, është ajo e shënjestrimit për shkak të detyrës, por tashmë me dorëzimin e dy atentatorëve të dyshuar pritet të zbardhen detaje të kësaj ngjarje të rëndë.

FOTO GALERI
2/4
Motori qe perdori autori

Top Channel