Trump i vendosur: Në SHBA nuk do ketë më izolim

15/10/2020 18:20

Donald Trump insiston se Amerika nuk do të kthehet në izolim sërish, pavarësisht rritjes së rasteve në të gjithë vendin.

Presidenti nuk ka në fakt fuqinë për të ndaluar shtetet individuale që të hyjnë në izolim nëse ata do të duan ta marrin një masë të tillë për të vënë nën kontroll rastet.

Të mërkurën, SHBA raportoi më shumë se 59 mijë infektime të reja ndërsa numri i viktimave atje po i afrohet 217 mijëve. “Ne nuk do ta bëjmë përsëri”, tha Trump në një intervistë për Fox News, kur u pyet për mundësinë e izolimeve të reja rajonale.

Në një tubim të mbajtur në Ajoua, trump përsëriti se ai ishte imun nga virusi. “Unë jam imun dhe nuk mund tua kaloj virusin ju”, tha ai në një tubim duke shtuar se edhe i biri Barron kishte patur virusin por kishte rezultuar negativ së fundmi.

Sipas Trump, ai madje as nuk e kishte kuptuar se ishte infektuar.

Infektimet në shkallë globale kanë shkuar tani në 38.4 milionë ndërsa viktimat, 1.09 milionë. SHBA udhëheq si për sa i takon rasteve ashtu edhe viktimave, me pak më pak se 8 milionë infektime dhe afro 217 mijë viktima.

Top Channel