Tortura çnjerëzore/ Banda i pret duart dhe i nxjerr sytë 16-vjeçarit (VIDEO)

15/10/2020 17:15

Një bandë me burra në Jordani, më konkretisht në qytetin Zarqa kanë masakruar barbarisht një 16-vjeçar, të cilit i prenë duart dhe i nxorën sytë.

Ky fakt ka tronditur së tepërmi qytetarët e vendit, të cilët e kanë cilësuar sulmin si çnjerëzor. Lajmi ka bërë jehonë pas një njoftimi të zëdhënësit për mediat në Drejtorinë e Sigurisë Publikë të Jordanisë, Kolonel Amer al-Sartawi, i cili tha se një djalë 16-vjeçar u trajtua në spitalin Qeveritar Zarqa.

I riu sipas tij u paraqit në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi u dhunua dhe u masakrua në sy e duar. Sipas versionit zyrtar të policisë, 16-vjeçari është marrë me forcë nga burrat dhe është dërguar në një zonë të braktisur, ku më pas është dhunuar e goditur me mjete të mprehta. Madje, krimi makabër u filmua në një video, e cila më pas u bë virale në rrjet. Në të adoleshenti shfaqet duke kërkuar ndihmë.

Ndërkaq, vetë Mbreti i Jordanisë, Abdullah 11 është duke ndjekur personalisht rastin e u ka kërkuar autoriteteve të gjejnë autorët dhe t’i arrestojnë ato.

Top Channel