“Pse Basha sulmon impiantin e plehrave”/ Veliaj: Nuk kanë gjetur gjuhën e gjobës që kompania të paguajë për PD

15/10/2020 19:56

Shkolla e re për njësinë 8 në Tiranë, do të funksionojë si gjimnaz dhe 9-vjeçare, por ka të integruar edhe një kopësht për banorët në zonën pranë Rr. “5 Maji”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të tij në çdo njësi, inspektoi hapjen e themeleve për dy shkollat e reja, ku do të studiojnë rreth 1400 nxënës.

“Sa herë nisim ndërtimin e një shkolle të re jam plot entuziazëm. Çdo fëmijë që do të shkojë në shkollë do të marrë dije dhe e ka fare pranë shtëpisë së tij. Prandaj na duhet bashkëpunimi qeveri-bashki sepse vetëm me këtë qeveri kemi arritur të bëjmë kaq shumë punë të mira. Shumë prej këtyre shkollave, përfshirë edhe atë tek Instituti Bujqësor, tek “Don Bosko”, tek “Shqiponja”, i kemi bërë 50 me 50; pra një pjesë qeveria, një pjesë bashkia”,

Kryebashkiaku shprehu rëndësinë që kanë vazhdimësia e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë. “

Në turin e takimeve në Njësinë 8, Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim edhe me bizneset e zonës, si dhe me stafin e kësaj njësie administrative, të cilëve u kërkoi mbylljen e dosjeve të tërmetit dhe finalizimin e procesit të dhënies së pagesave.

Top Channel