“Prit moj zonjë se po flas unë”/ Gjekmarkaj nxehet në studio. Eni Vasili: Qetësohu, debat po bëjmë

15/10/2020 21:51

Sonte në Open po flitet për dy anët e dekoratave të presidentit Ilir Meta.

Në bisedë e sipër teksa fliste për dekorimet e presidentit, Mesila Doda ndërhyri për të thënë diçka, ndërsa Agron Gjekmarkaj iu kthye ashpër:

Prit moj zonjë se po flas unë. Prit, mos më ndërhy!

Menjëherë për të qetësuar situatën u fut Eni Vasili e cila tha: Po qetësohu, se debat po bëjmë!

Top Channel