Teksa bota pret lëvizjen e radhës nga Trump, Irani njofton se do të nisë kufizimin e furnizimit me rrymë 22/11 15:47
Parlamenti izraelit miratoi sot marrëveshjen historike që normalizon marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Knesseti votoi pro marrëveshjes me një shumicë të qartë prej 80 deputetësh.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e nënshkroi marrëveshjen me ministrin e Jashtëm të EBA-s, Abdullah bin Zayed al-Nahyan, në një ceremoni të organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, më 15 shtator.
Ai, gjithashtu, nënshkroi një deklaratë të ngjashme me Bahreinin në të njëjtën ceremoni, që ende nuk është përkthyer në hebraisht dhe, si rrjedhojë, do të votohet në një datë të mëvonshme
Top Channel