Pandemia e Koronavirusit/ MI5, pasoja edhe pë spiunët

15/10/2020 20:36

Pandemia ka ndryshuar mënyrën se si miliona njerëz punojnë, e madje edhe spiunët nuk përbëjnë një përjashtim.

Rrugët thuajse të zbrazura, me më pak njerëz që udhëtonin drejt qendrës së qytetit, e kanë bërë të vështirë për spiunët britanikë që të gjurmojnë të dyshuarit – thotë shefi i ri i MI5, shërbimit të brendshëm të sigurisë, Ken McCallum. Sidoqoftë, ai thotë se edhe agjentët e tij kanë rishikuar mënyrën e punës si pasojë e krizës së koronavirusit, pasi turmat u pakësuan në hapësira publike.

“Nuk do të hyj në detaje, por mund t’ju them se mbikqyrja pa rënë në sy tani nuk është aspak e lehtë nëpër rrugët e zbrazura”, tha ai ndërsa po fliste për pasojat e ngjarjeve të 2020 mbi agjencinë e zbulimit.

Njerëzit tanë po dëshmojnë përkushtim dhe imagjinatë duke vazhduar të ofrojnë shërbimin e tyre thelbësor për vendin. Por McCallum thotë se edhe terroristët kanë rishikuar objektivat e tyre si pasojë e pandemisë. Më pak turma i bëjnë terroristët të kërkojnë shënjestra të tjera; jetesa online do të thotë më shumë mundësi për hakerat kibernetikë e kështu me rrallë”.

Top Channel