Në Shkodër, qytetaret janë pro aktit normativ të qeverise. Pjesa me e madhe e tyre, në rruge, ne ambjente publike apo ne institucione kanë vendosur të mbajnë maske teksa thonë se kjo është një masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
ELBASAN
Edhe në Elbasan, një pjesë e mirë e qytetarëve janë të pajisur me maska. Mes tyre ndahen mendime të ndryshme mes friks së virusit dhe friks së gjobave të policisë. por ka edhe një numër të vogël qytetarësh të cilët nuk janë pajtuar me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vënien e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura apo të hapura. Një pjesë e tyre thonë që virusi nuk ekziston ndërsa pjesa tjetër shfaqen të irrituar para kameras, ndoshta kjo për shkak të frikës nga gjobat. E ndërkohë që situata në qendër të qytetit duket më korrekte në zbatim të këtij rregulli të ri, në periferi dhe lagje, aty ku kontrolli është më i pakët, njerëzit janë në shumicë pa maska. Ndërkohë nga një vëzhgim i Top Channel mesditën e sotme, nuk ka kontrolle të policisë deri në këto momente.
DURRËS
Mbajtja e maskës është respektuar nga qytetarët durrsakë të cilët me të dalë nga shtëpia kanë vendosur barrierën mbrojtëse për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Ndërkohë ka pasur dhe qytetarë të grupmoshave të ndryshme që e kanë sfiduar mbajtjen e maskës tashmë e detyrueshme që nga 15 tetori.
Në pika të ndryshme të qytetit bregdetar janë ngritur postblloqe policie të cilat po monitorojmë zbatimin e aktit normativ për mbajtjen e maskës si një detyrim ligjor. Në këtë rast, punonjësit e policisë po këshillojnë drejtuesin dhe pasagjerin në automjet për të mbajtur maskën, pasi të dy po lëviznin pa barrierën mbrojtëse.
KORÇA
Në Korçë prej mëngjesit thuajse të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpitë e tyre të pajisur me maska.
Në zona të ndryshme të qytetit nga më të rinjtë e deri tek më të vjetrit kamë zbatuar vendimin për mbajtjen e maskave në rrugë e hapësira publike. Grupe të shumta policie kanë qenë të shpërndara në qytet për të monitoruar situatën ndërsa Pavarësisht respektimit në masë të këtij vendimi nuk kanë munguar as rastet e ndëshkimit për ata që nuk e kanë mbajtur maskën. Edhe pse mbajtja e maskës për banorët e Korçës është e vështirë për ta konsiderohet e drejtë por nuk mungojnë as ata që ende e mbajnë poshtë mjekrës.
Top Channel