
Melania Trump, e infektuar dhe ajo si i shoqi me koronavirus, e pranoi se as djali i tyre Barron, nuk shpëtoi pa u prekur nga sëmundja.
“Frika jone u bë realitet kur erdhi rezultati i testit”, u shpreh Zonja e Parë.
“Por fatmirësisht, ai është një adoleshent i fortë. Nuk shfaqi asnjë simptome e nuk pati shqetësime”, shtoi ajo, duke theksuar i biri tani ka rezultuar negativ. Lajmi vjen më pak se dy javë pasi presidenti amerikan dhe bashkëshortja konfirmuan se e kishin koronavirusin.
Melania vetë, duke ndarë eksperiencën e saj në Twitter, tregoi se kishte pasur dhimbje të forta trupi, kollë dhe lodhje. Por sic tha, preferoi të ndiqte një rrugë më natyrale kur erdhi fjala tek mjekimi, duke u fokusuar kryesisht tek vitaminat dhe ushqimet e shëndetshme.
“Shërimi nga një sëmundje ju jep shumë kohë për të reflektuar”, u shpreh Melania duke i bërë thirrje njerëzve që “të vazhdojnë të jetën në mënyrën më të shëndetshme të mundshme”. Ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi ditë më parë se edhe presidenti Trump është shëruar nga Covid 19.
Top Channel