Kremlini: Ende nuk ka marrëveshje me SHBA për paktin bërthamor

15/10/2020 05:37

Ende nuk është arritur një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për të zbatuar paktin START, ndonëse pala amerikane thotë se është arritur përparim në këtë marrëveshje.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se asnjë marrëveshje nuk është arritur ende, pavarësisht nga ajo që Kremlini shpresonte se do të ishte një mirëkuptim i përbashkët se pakti duhet zgjatur.

Marrëveshja START i RI, e nënshkruar në vitin 2010, kufizon numrin e mbushjeve bërthamore strategjike që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të dislokojnë. Marrëveshja skadon në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë zyrtarët amerikanë kanë lënë të kuptohet në mediat sociale se është arritur mirëkuptim për zgjatjen e marrëveshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA