KPA-ja lë në fuqi vendimin për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini

15/10/2020 18:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit Çlirim Shahini.

Shahini u shkarkua nga KPK-ja në 26 prill të vitit 2019, për shkak se u gjet nga hetimi me kontakte të papërshtatshme dhe me pasuri të fshehur.

Prokurori Çlirim Shahini u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi hetimi zbuloi se ai kishte përdorur makinën e një personi të dënuar dhe të hetuar edhe nga vetë ai dhe se kishte fshehur faktin se një ndërtesë në pronësi të tij në Sarandë përdorej si hotel gjatë sezonit turistik.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese gjykues i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë.

Çlirim Shahini ishte drejtues  i Prokurorisë së Lushnjës.

 

Top Channel