Gjyshi tenton të përdhunojë mbesën, Tushi: Covid-i do të na mësojë distancimin

15/10/2020 15:14
Sociologu, Gëzim Tushi

Skandali në Barbullinjë ka tronditur gjithë vendin ditën e djeshme, ku gjyshi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 13-vjeçare.

Ka qenë nëna e vajzës e cila ka denoncuar ngjarjen e rëndë, ku vjehrri i saj Rifat Ç. bënte veprime të turpshme.

Tema e trajtuar në emocionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka sjellë analizimin e skandaleve që po ndodhin në vendin tonë në kontekstin e shoqërisë shqiptare.

Sociologu, Gëzim Tushi është shprehur se ndikon shoqëria ku jemi mësuar që të jetojmë, sepse prej vitesh jetohet në komunitet. Ai tha se pandemia e Covid-19  do të ndikojë për mirë pasi do të na mësojë distancimin me njëri-tjetrin.

“Kjo ka marrë përmasa të mëdha,  duhet të mbrojmë fëmijët, pjesa e edukatës seksuale është prej ibret në vend. Në perëndim abuzimi  i vëllait me motrën është më i larti në botë. Tendenca shoqërore tutkall që kemi na ka mësuar që të jetojmë në komunitet. që . Covid-i do të na mësojë distancimin. Ne kontekste bohemiane në lidhje me seksin, turpin, nderin”, tha ai.

Duhet të kujtojmë se dënimi i një personi që abuzon me të mitur dënohet deri në 7 vite në vendin tonë, nëse ai bashkëpunon me persona të tjerë atëherë shkon nga 15-25 dhe në rastin më ekstrem me 30 vite burg nëse i mituri humb jetën.

Top Channel