Gjyshi tenton të përdhunojë mbesën, sociologia: Shumë i rëndësishëm roli i prindit

15/10/2020 14:58
Sociologia Edlira Çepani

Skandali në Barbullinjë ka tronditur gjithë vendin ditën e djeshme, ku gjyshi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 13-vjeçare.

Ka qenë nëna e vajzës e cila ka denoncuar ngjarjen e rëndë, ku vjehrri i saj Rifat C. bënte veprime të turpshme. Tema e trajtuar në emocionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka sjellë analizimin e skandaleve që po ndodhin në vendin tonë në kontekstin e shoqërisë shqiptare.

Sociologia Edlira Çepani e ftuar në emision tha se vetë ne si shoqëri jemi shumë të prirur të jemi të afërt me njëri-tjetrin. Ajo theksoi se prindërit duhet të kenë rolin e këshilluesit dhe jo të monitoruesit dhe duhet të dinë si të sillen me fëmijët.

“12-13 vjeçarët nuk e kanë informacion se çfarë është ngacmimi seksual. Varet se si rritet fëmija dhe ne e kemi pak këtë pjesën që jemi shumë të afërt. Fshihemi pas normave kulturore, fakti që mund ta kemi fajin vetë. Roli i prindit është roli i këshilluesit dhe jo i monitoruesit. Nëse sheh një sjellje një fjalë,  të mos e lërë të flejë tek shtëpia e shoqes. Prindi duhet të jetë prind”, tha Çepani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA