Gjatë kësaj periudhe është parë që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata për dëshmorë të luftës Nacional Çlirimtare, përpos faktit se ata persona kanë ndërruar jetë prej vitesh.

Mazhoranca ka hedhur hipotezën se këto dekorata po lëshohen për qëllime politike. Kjo temë po diskutohet në studion e emisionit “Open”, ku analisti Agron Gjekmarkaj bëri një panoramë të gjerë se përse mazhoranca akuzon presidentin për numrin e lartë të dekoratave të lëshuara.

“Së pari fillojmë tek historia që në vetvete është një proces i hapur, historia nuk është kurë e mbyllur. Ajo hapet, rivlerësohet, pasurohet dhe shërben qoftë edhe si model, nëse biem dakord që x apo y është hero, është dëshmor. Ne ia vëmë këto definicione sepse ato kanë një qëllim etik, kanë një qëllim edukues dhe kush më mirë apo më shumë e ka tagrin se sa Presidenti i Republikës për ta bërë këtë. Pse është shqetësuar mazhoranca nga dekorimet e presidentit? Shiko, nëse do të isha unë për ta parë, do të isha shumë më i kënaqur nëse presidenti do të kishte dekoruar Abaz Kupin, Prek Calin apo Muharrem Bajraktarin. Por Ilir Meta është identifikuar me të majtën si produkt, ai e ka si krenari që ka lindur në një shtëpi që ka qenë spital partizan. Është identifikuar me Luftën Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare, qoftë si historiografi qoftë si mit, sepse për mua ka edhe mit, ka edhe doza të kinostudios Shqipëria e Re, tek kjo luftë, mënyra se si është prezantuar. Heronjtë që ai ka zgjedhur janë heronj të së majtës. Edi Rama ka dramën që nuk ka qenë koherent në raport me të majtën shqiptare, e ka atakuar atë në vitin 1990, shprehjet e famshme që : komunistët t’i varim. Në librin e tij e famshëm “Refleksionet”, me Ardian Klosin që e quan, luftën Anti-Fashiste, një luftë civile, për hir të së vërtetës ka pasur edhe të drejtë në segmente të caktuara sepse ka pasur element të luftës civile. Ka pasur një inkoherencë, të vazhdueshme herë pas here, në momentin e fundit. Ai tha për të atin, Kristaq Ramën, ka qenë në anën e duhur të historisë. Po të vesh re ai ka bërë disa monumente të rëndësishme në kulturën shqiptare, Mujo Ulqinaku në Durrës. Pra në një farë mënyre është në anën e duhur qoftë për këto figura, duke pasur si mit luftën. Ka një kontradiksion të thellë tek qëndrimi i kryeministrit”, u shpreh Gjekmarkaj.

Top Channel