Nga sot në të gjitha ambientet jashtë banesës qytetarët janë të detyruar që të përdorin maskat si një masë mbrojtëse për të mos përhapur më shumë covid-19.

Në kryeqytet ky akt normativ i qeverisë është zbatuar, megjithatë ka pasur edhe nga ata persona që nuk kanë mbajtur maskë.  Sipas ligjit të ri, kushdo që kapet pa maskë do të gjobitet me 3 mijë lekë, ndërsa nëse shkelja përsëritet gjoba do të shkojë në 5 mijë lekë.

Gjithashtu ligji parashikon edhe raste kur maska nuk duhet mbajtur, kryesisht kur ajo bëhet problem për shëndetin e personave.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA