Evropa e ndarë/ Perëndimi do Biden, lindja mbështet Trump

15/10/2020 02:20

Sipas një sondazhi të fundit nga organizata “YouGov”, shumica e banorëve të Evropës Perëndimore preferojnë që demokrati Joe Biden të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Kompania kërkimore pyeti dhjetëra mijëra njerëz mbi zgjedhjet e ardhshme të 3 nëntorit. Megjithatë, siç njofton Zëri i Amerikës, mbështetja për Trump është më e fortë në Evropën Lindore. Në Francë, pothuajse dy të tretat e të anketuarve dëshirojnë një fitore të Biden, ndërsa 16 për qind favorizojnë Presidentin Trump.

Danimarka favorizon më së shumti Biden me 80 për qind të të anketaurve, kundrejt 6 për qind që shprehën mbështetje për Trump. Në Gjermani, mbi 70 për qind e të anketuarve dëshirojnë një fitore të Biden. Ndërsa në Evropën lindore ndodh e kundërta.

Në Poloni, gjysma e banorëve kanë mendim të favorshëm për presidentin amerikan, nivel ky më i larti në Evropë. Vendimi i Trump për të rritur numrin e trupave amerikane në Poloni është shumë popullor. Trump po ashtu merr vlerësime edhe në Kosovë, për përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Pavarësisht se kush do të fitojë, shumë evropianë besojnë se rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara do të ketë një ndikim të madh në këtë anë të Atlantikut. Interesi për fushatën po rritet ndërsa zgjedhjet e 3 nëntorit po afrojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA