“E neveritshme”, Zhaklin Lekatari: Prostitucion i legalizuar të fejosh vajzën e mitur

15/10/2020 15:29
Zhaklin Lekatari në "Shqipëria Live"

Gazetarja e njohur Zhaklin Lekatari, e cila njihet për thirrjen e fortë të të drejtave të vajzave,  e ftuar në emisionin Shqipëria Live ka reaguar në mënyrë shumë të ashpër në lidhje me martesat e vajzave në moshë të vogël.

Ditën e sotme në emision u trajtua përdhunimi dhe abuzimi i të miturve, ku së fundmi ngjarja e Lushnjës tronditi gjithë opinion publik. Gjyshi kryente veporime të turpshme me mbesën e tij 13-vjeçare dhe tentoi që ta përdhunonte. Autori gjithashtu donte ta fejonte vajzën me djalin e xhaxhait të tij.

Ajo e ka quajtur fejesën apo martesën e fëmijëve në moshë të vogël prostitucion të legalizuar,  duke theksuar se prindërit kanë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e tyre.

Gjithashtu u trajtua edhe ngjarja e rëndë e Pogradecit, ku një vajzë ishte pre e abuzimit seksual në mënyrë të vazhdueshme nga babi i shoqes së ngushtë, i cili dyshohet se kishte si qëllim edhe ta trafikonte.

“Është shumë i rëndësishëm edukimi seksual sepse fëmijët duhet të njohin trupin e tyre dhe të dinë të mësojnë të thonë edhe jo. Është e neveritshme se ku ka përfunduar shoqëria jonë, ku jeta e njeriut vlen shumë pak. Kur vajzën e fejojnë në moshë të vogël është prostitucion i legalizuar. Prindër mos bëni fëmijë kur nuk jeni në gjendje që t’i rrisni, kur nuk i doni, pasi prindërimi është detyrë e vështirë”, është shprehur Lekatari.

Top Channel